Shqip…!
Në të madhen “BOTË” jam
Shkova e shkela e ç’ka nuk shikoj
Tingullin më të bukur,në vesh kam
Fjalën e bukur shqip kur dëgjoj.
Në sy e njoh ,shqiptarin kudo
Rrudhat në ballë,mundin tregojnë
Buza në gaz atë e dallo
Gjaku i kombit me to na afrojnë.
Dashurinë që japim e mirësinë
Askund se gjeta te askush tjetër
Brez pas brezi kem’ bujarinë
Pa dallim të rinj e të vjetër.
Na lidh një gjuhë,na lidh traditë
Njëri- tjetrit i japim dorën,
Mburremi ne ,me të gjitha cilësitë
Si vëllezër e motra tashmë shpërna botës.
Shqipen e bukur ,mësojmë trashëgimtarëve
Nipave e mbesave lind në vende të tjera
Është dëshira e gjithë mërgimtarëve
T’u trasmetojë brezave cilësi edhe vlera.
