Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPrenda Sejdia -ANTI’THRILL

Prenda Sejdia -ANTI’THRILL

Ky thrill sa intrigues aq mizor e shpërqëndrues
Përflakur e ka ajrin, edhe koha gjelate u kthye
Kurthehesh brenda fjalëve tua të pamata

Si era e tërbuar merr para gjithë ç’gjen
Zbathur mos gjendesh ndonjë ditë ndër
udhët plot guralecë
Kandil e dritë do kërkosh sa me ndriçuar
pak errësirën

Athshëm i vikat qetësisë sa e tremb
e këmbët i dridhen
Vajhalli për moshën që i’u harruan motet
Edhe boksierit mllefi i’a thyen fitoren

Në ndodhë të ripen a ngurtësohen motet
Veç fjala e poetit do i japë shpirt e jetë të re
Se kurrë më parë nuk i’a kuptuan vlerat as peshën ajrit maleve
Ehh, ky virus egziston motesh ndaj vepron mes njerëzve

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT