Talenti i Fenerbahce-s, Arda Guler është prezantuar sot si lojtar i ri i gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Guler iu bashkua madrilenëve nga klubi turk për çmimin 20 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve.
Guler gjatë prezantimit të tij tek “Los Blancos”, tha se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e Real Madridit. Ai thotë se synon të jetë një legjendë e skuadrës ‘merenguese’.
“Falënderoj familjen time, njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij këtu dhe klubin. Unë gjithashtu dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, ka thënë Guler.
Talenti turk në skuadrën e Carlo Ancelottit do të bartë numrin 24 në fanellën e tij.
