Saturday, December 27, 2025
BallinaSportPrishtina – Drita nuk do të luhet në “Fadil Vokrri” – derbi...

Prishtina – Drita nuk do të luhet në “Fadil Vokrri” – derbi zhvendoset në këtë stadium

Ndeshja kampionale mes Prishtinës dhe Dritës nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

“Klasikja” e futbollit kosovar do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, për shkak të gjendjes së rënduar në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FC Prishtinës në rrjetet sociale.

“Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, e rënduar deri në atë masë sa nuk lejon zhvillimin e një lojë futbolli, ka bërë që ndeshjen e javës së 15-të kundër Dritës të zhvëndosim në Kompleksin Nacional në Hajvali. Orari është i njëjti, ndeshja zhvillohet të dielën më 26 nëntor nga ora 13:00” – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Fusha e stadiumit kryeqytetas u pa në gjendje të rënduar edhe në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, të zhvilluara në muajin nëntor, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Terreni i stadiumit u rëndua për shkak të edhe shumë ndeshjeve që u zhvilluan aty në periudhën e fundit.

Vlen të përmendet se në stadiumin “Fadil Vokrri” përveç Prishtinës, ndeshjet ndërkombëtare i luajti edhe Ballkani si dhe grupmoshat e reja të Kosovës./

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT