Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmePrishtinë: Policia arreston një person, iu gjetën 20 qese me narkotikë

Prishtinë: Policia arreston një person, iu gjetën 20 qese me narkotikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë, pasi tek ai u gjet një sasi e konsiderueshme e narkotikëve.

Dje rreth orës 15:20, njësitet hetuese të policisë, me urdhër të prokurorit, kryen bastisje në shtëpinë e një të dyshuari, ku u gjeten dhe konfiskuan 20 qese me kokainë.

Sasia e përgjithshme e substancës ishte në peshë prej 10.3 gramësh.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT