Saturday, March 28, 2026
BallinaLajmePrishtinë: Tre të mitur nën kërcënimin e thikës tentojnë ta grabisin një...

Prishtinë: Tre të mitur nën kërcënimin e thikës tentojnë ta grabisin një vajzë, policia i arreston

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. 

Viktimë e një rasti të tillë ka qenë dje një vajzë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, e cila është përballur me tre persona.

Siç mëson sinjali, e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa viktima ishte duke ecur, kur papritmas e ndaluan të dyshuarit dhe nën kërcënimin e thikës, i kërkuan para.

Në pamundësi për të grabitur paratë, të dyshuarit ikën por pasi rasti u denoncua, Policia arriti t’i arrestojë.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për tre të mitur, të cilët janë shoqëruar më pas në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, të miturit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT