Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritProbleme për Flick, Yamal do të jetë jashtë në këto ndeshje

Probleme për Flick, Yamal do të jetë jashtë në këto ndeshje

Një goditje e madhe për Barcelonën, Lamine Yamal pritet të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat, raporton Mundo Deportivo.

Sulmuesi anësor 18-vjeçar është përfundimisht jashtë listës për ndeshjen e së enjtes në hapjen e Ligës së Kampionëve kundër Newcastle United, ndërsa është në dyshim serioz edhe për përballjet pasuese të La Ligës ndaj Getafe dhe Real Oviedo.

Lamine Yamal po vuan nga shqetësime në fizike, të cilat u përkeqësuab gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Spanjës në fillim të këtij muaji.

Sipas raportimjt, shqetësimet kishin filluar që në ndeshjen ndaj Levantes, ndërsa dhimbja u shtua pas përballjes me Rayo Vallecanon.
Kjo bëri që ai të humbiste edhe ndeshjen e fundjavës kundër Valencias, dhe pjesëmarrja e tij për udhëtimin në Angli ishte gjithmonë e pasigurt.

Objektivi kryesor është që Lamine të jetë plotësisht i gatshëm për përballjen e madhe me PSG më 1 tetor në Ligën e Kampionëve./Klan kosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT