Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritPROSTITUTË -Valbona Kolaveri

PROSTITUTË -Valbona Kolaveri

PROSTITUTË

Natën e ndoqa hapin tënd
symbyllur
sonaumbul

Ditēn hap të madh
mora
galopant
tē shkapērcej përtej vetes
hapsirat

Me sytē tendosur
ne finishin e ciflosur
qelqe që s’guxoj ti prek
se thyhen

E shoh në të pasqyrim duarsh
që rrudhin shpirt
që numëron dekikët

Kohë metalike
që veç pasqyrimet i ke
të qelqta
por të vërtetën
zinxhir që të ngērthen

Nē mē të pazgjidhshem
ndryshore që s’din çvlerë
merr në fund

Të harrosh
ku je vetja

Se ajo pak nga pak
tē mpin
të përpin
nē vorbullēn
gropëthithëse

Ku nē secilin rreth
qē të mbytesh
tē duket vetëm hija
qē sa vjen e ngushtohet
nē rrezen më të shkurtër

Të të shkatërrojë
si njē tutor
prostitutën

Që të gjitha i shiti
pa një çmim
por duke e lënë
tē vdesë denjësisht
vetëm përpara ZOTIT
me duart lart
tek humbasin nën lutje

V.Kolaveri

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT