Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeProtesta e serbëve në Graqanicë, bllokohet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan

Protesta e serbëve në Graqanicë, bllokohet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se përkohësisht do të bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, shkruan Gazeta Express.

Kjo për shkak të protestës që është paralajmëruar nga serbët sot në Graqanicë.

“Njoftim për bllokim të rrugës.  Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim e policisë. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT