Monday, December 29, 2025
BallinaSportPSG me super ofertë për Salah!

PSG me super ofertë për Salah!

Sulmuesi Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit gjatë këtij afati kalimtar.

“L’Equipe” ka shkruar të hënën se Parisi ka bërë ofertë të re për egjiptianin, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025.

30-vjeçari te Parisi po shihet si zëvendësim ideal për Lionel Messin dhe thuhet se ekipi francez ka ofruar mbi 60 milionë euro për kartonin e tij.

Salah ishte pranë largimit verën e shkuar nga Liverpooli, por ekipi anglez e bindi të qëndrojë dhe ta rinovojë kontratën.

Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhete Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli.

Salah edhe edicionin e fundit ka treguar formë të mirë, duke shënuar 30 gola dhe asistuar 16 herë në të gjitha garat.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT