Gara për Topin e Artë 2023 gati po mbyllet, me disa nga futbollistët më të mirë në botë që konkurrojnë për të pasuar fituesin e vitit 2022, Karim Benzema në ngritjen e Topit të Artë që do të mbahet në Paris më 30 tetor.
Megjithatë, nuk ka dyshim se luajtja e një roli kryesor në Katar ka rritur shanset e disa lojtarëve për të konkurruar për Topin e Artë, edhe pse titujt vendas dhe evropianë kanë gjithashtu një rol të madh.
Këta janë top 10 favoritët për të fituar Topin e Artë sipas GOAL:
10. Julian Alvarez (Manchester City)
Në 2022-23: 23 gola, gjashtë asistime. Fitoi Kupën e Botës, Champions League, Premier League dhe FA Cup.
9. Robert Lewandowski (Barcelona)
Në 2022-23: 35 gola, 10 asistime. Fitoi La Liga dhe Superkupën e Spanjës.
8. Rodri (Manchester City)
Në 2022-23: Katër gola, shtatë asistime. Fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup.
7. Victor Osimhen (Napoli)
Në 2022-23: 31 gola, pesë asistime. Fitoi Serie A.
6. Ilkay Gundogan (Manchester City)
Në 2022-23: 13 gola, shtatë asistime. Fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup.
5. Kevin De Bruyne (Manchester City)
Në 2022-23: 10 gola, 32 asistime. Fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup.
4. Vinicius Junior (Real Madrid)
Në 2022-23: 24 gola, 25 asistime. Fitoi Copa del Rey, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.
3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
Në 2022-23: 53 gola, 14 asistime. Fitoi Ligue 1.
2. Erling Haaland (Manchester City)
Në 2022-23: 53 gola, nëntë asistime. Fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup.
1. Lionel Messi (Inter Miami)
Në 2022-23: 38 gola, 25 asistime. Fitoi Kupën e Botës, Ligën e Francës dhe Kupën e Francës. /Kosovari/
