Fshati ku specialistët do të blenin lopë për tufëzat e brigadave kooperativiste ishte i largët dhe në thellësi të maleve. Deri në qendër të sektorit rrugën e përshkuan me makinën e kryetarit të kooperativës i cili e kishte vlerësuar këtë direktivë të qeverisë duke marrë pjesë edhe vetë, ndërsa pjesën tjetër e bënë në këmbë nëpër rrugica të ngushta këmbësorësh nën hijen e lisave shekullorë. Ishte pasdite vonë pasi e kishin llogaritur të rrinim për darkë te një familje që u’a kishte rekomanduar një koleg i tyre. Në fshat arritën në të ngrysur. Shtëpia e mikut ishte një kullë dykatëshe e bardhë me mure guri, dhe ngjitur me të një ndêrtesë njëkatëshe, mbase oda ku qëndronin dhe gatuanin gratë. Mbi derën kryesore të rrethuar me qemerë guri ishte gdhendur një kryq, simbol ky i familjeve që falnin gjakun. Kulla kishte një oborr të madh. Disa metra larg saj ishte një ndërtesë me dërrasa e mbuluar me katrama e cila sbërbente mbase si magazinë apo haur për bagêtitë e tij. Në skaj të oborrit ishte një kashtar rrethor me thupra frashëri në të cilin dalloheshin qartë kallinj misri, që i zoti i shtëpisë i përdorte për bagëtitë e tij dhe dhjetra metra më tej ishin dy mullarë bari dhe një tjetër me gjethe dushku, ku pranë tij lehnin dy qen të mëdhenj, që si shtëpi të tyre kishin dy gjysma rrethore fuçije hekuri të shtruara me një shtresë bari. I zoti i shtëpisë sapo i pa, doli në hyrje të oborrit duke u dhënë dorën sejcilit dhe uruar mirseardhjen.
Ai i fton të futën brënda. Sapo kalojnë pragun, futen në koridorin që ndante dy dhoma të katit të parë, nga ku fillonin shkallët e drunjta që të ngjisnin në katin e dytë në odën e burrave. Brënda gjetën tre katër burra që ishin nga fisi i të zotit të shtëpisë. U përshëndetëm me ta dhe zunë vënd në anë të oxhakut që lëshonte ngrohtësi. I zoti i shtëpisë i dhuronte cigare duhani partizan sejcilit duke i pyetur për shendetin, punën, familjet. Pasi mbaruan përshendetjet dhe prezantimi, ai nga një raft në murë anës oxhakut nxorri xhezven, filxhanët dhe dy kavanozë qelqi, njëri me kafe dhe tjetri me sheqer. Mori xhezven e kafesë dhe e vuri në prushin e oxhakut.
Fshati ishte i vogël dhe shume i shpërndare. I zoti i shtëpisë i kishte njoftuar të gjithë kryefamiljarët për ardhjen e tyre, veçanërisht ata që ishin të interesuar për shitjen e lopëve dhe i kishte ftuar për darkë. Kështu që oda e burrave u mbush plot, duke lënë hapësirë vetëm kornizën e derës.
Mysafirët ishin nga një rreth tjetër, kuptohet që kishin kultura të ndryshme, veçanërisht në muhabet. Kishin dëgjuar se vendasit këtu i provokojnë miqtë për zgjuarsi, ndaj nëse dikush të drejtonte një pyetje duhej shumë kujdes në pergjigje pasi viheshe në lojë.
Darka po kalonte tepër miqësisht. Qetesisht hanin, pinin e bënin muhabet me njëri tjetrin deri në momentin kur njëri nga vendasit ju drejtua të parit tonë që ishte në njërën qoshe të oxhakut
-Për të mirë o mik. Kishe një punë të mirë ti.
Mesa duket ai e kishte marrë vesh se ai shte kryetar i kooperativës dhe donte ta testonte mençurinë e tij.
Të bëftë mirë i përgjigjet me gotën e rakisë në dorë, bëj një punë si gjithë të tjerët.
Jo, jo, nuk janë të gjithë kryetarë koooperative, a e din ç’te duhet ty?
-Çfar mendon se më duhet ? e pyeti mesa duket thjeshtë për të shuar kureshtjen.
-Të duhen brekët e lame dhe bolet e rrume (ndjesë për fjalët) i’u drejtua me atë mendjen e tij se e vuri në lojë.
-Aha, atë e kam merak vetë, kujtova se ç’farë më duhet, ja ktheu aty për aty kryetari. Me sa duket ai nuk e priti këtë përgjigje, aq më tepër se të gjithë të pranishmit kthyen kokën dhe u përqëndruan shikimin te ai.
-Po shejtani e din ku flen? Mbase ky ishte asi nën mëngë për të dhe e lëshoi pyetjen si bombe i bindur se këtë radhë zuri ngushtë.
-Për katër herë në vit e di, i’u përgjigj qetësisht.
Nuk e priste kurrsesi këtë përgjigje, mesa duket e trullosi se ra në heshtje. Vetëm shprehja që i tha dikush nga të pranishmit e përmendi.
Hë të zuri ngushtë miku?
Qënka mik i mençur dhe i zoti tha dhe mori gotën në dorë dhe uroj: “gëzuar miq”
Më tej nuk pati më biseda me “kunja”, gjithçka shkoi mirë dhe bukur.
Të nesërmen ndërsa ktheheshim në shtëpi shoferi i drejtohet kryetarit.
Na thuaj kryetar ku fle shejtani katër herë në vit se atë të parën e morēm vesh se ti çun i ri je.
Po u’a tregoj që të shuani kureshtjen
Në pranverë te gardhi, pasi aty konfliktohen njerëzit pasi lëvizin kufijtë e tokave, në verë te vija e ujit kur vadisin arat sepse dikush i thyen vijen e ujit, në vjeshtë te pemët pasi dikush mund tua vjedhë dhe në dimër te oxhaku, brenda familjes pasi njerëzit ngaqë nuk kanë punë, ngacmohen me muhabete pranë zjarrit deri në konflikte të thella.
Na nderove kryetar, të lumtë se do na kishin vën në lojë vazhdoi shoferi.
