Fustan verdha
Fustan verdha veshur hollë
Pas plepit ma bën me dorë
Fustan verdha sy ulli
Pas pishës ma bën me sy
Hajde hajde fustan verdhë
kujt do ti qëndrosh në derë
Fustan verdha si sorkadhe
O shokë kur del në valle
U tërbuan djemuria
Ç’i fluturonte shamia
Fluturonte fustan verdha
Mbrapa vinë shoqet e tjera
Dhe njëri ç’i vinte pasë
Si drëri Llogorasë
Hidhej kërcente si drëri
Mbas tijë fshati i tëri
Mbrapa tijë i gjithë fshati
Sa lezetë dasma pati
Një plakë që u ndodh aty
Ç’i gëzonin ata sy
Tha dy fjalë me avash
Krushqi të re kemi prapë
