Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritQatip Celaj-(Patriotët)

Qatip Celaj-(Patriotët)

(Patriotët)

Të tundim flamurët
Të bëhemi patëriotë
Se edhe lecka
Tani kemi plotë


Të tundim flamurët
Në sheshe të bërtasim
Jemi patëriotë
Fort të ulërasim


Politikanët në ballë
Pas tyre vemi ne
Si dhëntë në buzë
Pas të parit rrufe


Por kush është ai
Që del i pari
Do shpall pavarësinë
Si Ismail Qemali

Se mos e ka të parën herë
Apo tridhjetë vjetë
E ka përmjerë


Është ai
Një nga ata
Që dhe për flamurin
Na bën hata


Është ai
Janë dhe ca të tjerë
Që e kanë shitë kombin
Kushedi sa herë


Janë ca
Patëriotë me famë
Bërtasin në rrugë
Kur duan të vjedhin
Ulurasin në rrugë
Kur duan të hanë

Janë ca
Patëriotë me famë
Bërtasin në rrugë
Kur duan të vjedhin
Ulurasin në rrugë
Kur duan të hanë


Ata
Të vërtetët
Që janë patëriotë
Në kohë të caktuara
I dolën vëndit zotë


Të tundësh flamurin
Është fare e lehtë
Mundet t’a bëjë
Edhe një fëmi tre vjeç


Flamurin dinë t’a tundin
Të gjithë me radhë
Qofshin patëriot
Qofshin tradhëtarë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT