Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-FLAKËRIM

Qazim Berisha-FLAKËRIM

Tokë e bekuar dardane
e lindur nga baladat e erërave çmendura
dikur ishe tokë e djegur
nga një dorë e zezë
e zezë qoftë për kokën e tyre vandale

Tokë dardane
e rimur me gjak e lot
e mbushur me lulëkuqe lirie
nëpër fusha të blerta
malet me shqiponja
Cep më cep të atdheut

Loti yt u shndërrua në këngë malesh
Gjëma jòte melodi simfonie
që po lind në pentagramin e shpirtit

Asnjëherë nuk e humbe shpresën
se do të lind një diell i kuqërremtë
Flakërim mbi kreshtat tona
të mbushura me sy shqiponjave

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT