Wednesday, February 18, 2026
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-KAM PRITUR

Qazim Berisha-KAM PRITUR

Kam pritur se plagët
tona me kohë
do të shërohen
me forcën e shpirtit
me atë forcë të akumuluar me vite
por jo se tokësinat
kanë mbuluar shpatullat e malit
e nga andej vijnē erëra çmendurake
e ne mundohemi
ta kalojmë këtë
stuhi
se pas kētyre katrahurave vijnë ditë të bardha
se kêshtu nuk mund shkohèt pêrpara
pazbardhje e tradhtisë

Kam pritur
pres edhe sot
pas atyre reve tē mugta
gjithçka do tē vendoset në
binarët e vet
e vesa e syrit do të rrëshqas për te gjithë ata që nuk po arrijnë tē lirohen nga tundimi
se dikush tre luanët i vēndosi
në pritë për t’ua ndal hapat gjigantē.

E di se ende jemi larg së vërtetës
se lëbyra ka mbuluar sytë
nëntoka ende punon dhe ngatērron rrugët e shtigjeve
të paktën neve kështu na dukët
se lisat e rrallë ndër lisa
ranë nga njē dorē e zezë vrastare e zezë qoftë gjithmonë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT