Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-Mos më pyetni asnjëherë

Qazim Berisha-Mos më pyetni asnjëherë

Mos më pyetni asnjëherë
për pranverën e trishtë.’99
se loti derdhet në prag të shtëpisë
e dhembja dëpërton thellë në palcë

Mos më pyetni kurrë
për trenin e zi katran
aty kishte vaj e trishtim
aty kishte të vdekur e të gjallë

Jo jo mos më pyetni
as për Bllacën e namur
Se aty pashë lehona të shtrirë në llucë
me shpirt nën dhëmb

Mos më pyetni për këtë vend
aty hapëm varre
për pleq e gra
me zemër të plasur

Mos më pyetni kurrë
as për ata sy yllnaje
që qanin e dridheshin
në zemër të nënave
që kërkonin shpëtim

Mos më pyetni as për shiun e pamëshirshëm mbi trupa të gjorë
as për shufrat e xhandarëmve maqedon që qëllonin mbi trupat e mpirë të gjorëve shqiptarë

Mos më folni kurrë për dhembjeje
Se shpirti lot gjaku më rigon…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT