RRUGA E DIELLIT
Gjatë pata ëndrruar
rrugën e diellit
si të ikja nëpër re
të shkoja në drejtim të diellit
ta mësoja gjuhën e ëmbël
dhe dashurinë e pafundmë të tij.
2.
Dikush më foli ëmbëlsisht
Atë rrugë që ëndrron ti aq gjatë
E ke edhe në tokën e bukës
Nisu esëll drejt tempullit të dijes
Atje do ta gjesh dritën e diellit
Dhe dashurinë e pafundmë të tij.
3.
Diell është vetë liria e Zotit
popujve që u mungon
rrezet e tij janë ngrohtësi zemre
për ata që ato rreze ëndrrojnë.
4.
Kush nuk i do rrezët
pati thënë një poet
nuk e do as lirinë
kush nuk e kupton amanetin e dëshmorëve
Nuk e meriton ta gëzojë lirinë.
5.
Vonë mbase do ta kuptosh o mik
se rruga e diellit
është rruga e Zotit
është rruga e gjakimit
është rruga e nderit.
