Tuesday, April 7, 2026
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-SOFRA E KOSOVËS NUK PATI VEND PËR TA

Qazim Berisha-SOFRA E KOSOVËS NUK PATI VEND PËR TA

SOFRA E KOSOVËS NUK PATI VEND PËR TA

Sot djali im Beni
u kthye në Londër
as atëherë para
pesëmbëdhjetë viteve
as sot
nuk munda t’ia ndali
rrugën e mërgimit.


Në sofren e Ķosovës
nuk gjeti një vend pune
për bukë
iku i dëshpruar andej
me mallin e madh
për vendlindje e tij të bukur
që pati lëshuar shtat në te.


Nuk e di as vetë
pse kësaj radhe
aq shumë lot derdha në përqafim
pse edhe tani vazhdojnë
të më mashtrojnë lotët
mbase edhe mosha po e bënë të vetën
të emocionohem kaq shumë.


Vërtet këto ditë u çmallëm më te
edhe Aiola dhe Arbëri atje në Londër
janë mërzitur shumë për të
çdo mbrëmje e thirrnin
kur babi po kthehesh tek ne.


Aiola dhe Arbëri na duan shumë
ata po rritën pa prehërin e gjyshit që jam veç mall për ta.


Ditët e vitet po kalojnë
nipërit dhe mbesat
na mbetën nëpër botë
vendlindja po tkurret pa ta…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT