Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeQe mbi 31 orë pa rrymë 10 mijë konsumatorë në Prishtinë

Qe mbi 31 orë pa rrymë 10 mijë konsumatorë në Prishtinë

Kanë kaluar mbi 31 orë prej kur një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike, pas një incidenti të zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT. Mijëra konsumatorë janë duke u përballur me mungesë të rrymës, ndërsa KEDS ka deklaruar se puna po vazhdon, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i fundit është dhënë pas orës 12:00, ku thuhej se “KEDS ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.”

“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike.”

KEDS ka bërë të ditur se 10,000 konsumatorë po vazhdojnë të mos kenë energji elektrike

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT