Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritQerim Raqi-NDEZJA E VARGUT

Qerim Raqi-NDEZJA E VARGUT

NDEZJA E VARGUT

Jam unë
apo fryma jote
që më dehën
frymëzimin?
Merr trajtë vargut im,
nuk po shkruaj unë,
vetëm ndjenjën paksa po e shtrydh,
po e ndez.
Ti
në vargun tim
rritesh,
nuk kanë vend fjalët
tërë hapësirën ke zënë,
vargu merr zjarr.
digjet vargu im,
aromë jotja puthja shkruan.
fjala nuk më bindet,
Ti më djeg
Vargun,
Shkronjat…
Do të më djegësh të tërin?
Jam unë a ti
që më shkruan
vargun tim?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT