Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë që kanë pagë deri në 1,000 euro, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se masat janë në vazhdimësi ose kanë rezultuar nga procedurat ankimore.
“Siç e theksuar kemi të bëjmë me dy masa që janë në vazhdimësi, pra kemi të bëjmë me pagesa që kanë të bëjnë me vazhdimin ose që kanë rezultuar nga procedurat ankimore”, tha Murati.
Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit.
