Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritQirici Mina -MOS MË VARROSNI PA ARDHUR IM BIR!”

Qirici Mina -MOS MË VARROSNI PA ARDHUR IM BIR!”

Balada e nënës
Trupi i saj i mpakur qëndronte ende aty.
Tri ditë e tri netë në morgun e ftohtë.
Tri ditë e tri netë me sytë e mbyllur, por me mallin që ende dridhej nën qepallat e ngrira.
Tri ditë e tri netë me lotin e nënës, atë pikë të shenjtë që përvëlon shpirtin, edhe kur sytë nuk qajnë më.
Lotët e saj…
Lotët e nënave tona…
A ka dhimbje më të rëndë se loti i një nëne?
Rrëshqet ngadalë faqeve të rreshkura.
Bëhet pikë…
Pika bëhet rrëke…
Rrëkeja bëhet përrua…
Përroi bëhet lumë…
Lumi behet det…
Deti oqean…
Oqean dhimbjeje!
Dashuria e nënës nuk matet.
Është univers.
Yllësi e pafund.
Nuk shuhet kurrë!
-Erdhi?-pyeti drejtori i morgut në qytetin e vogël.
-Ende jo… -u përgjigj drejtoresha e azilit, me zërin e krisur nga dhimbja.
-E presim… por morgu ka rregulla. Nëse kalohen afatet, duhet të paguani tarifën.
Zotë roi një heshtje e rëndë si gur varri.
Azili nuk kishte fonde mjaftueshëm të paguante shërbimet e morgut.
Në atë heshtje, kumbonte fjala e fundit e nënës:
-Ju lutem… mos më varrosni pa ardhur im bir!
Të më shpjerë ai në banesën e fundit.
Pa të, shpirti im s’do gjejë prehje.
As dhéu s’do më tretë.
Do qaj e do ulërij nëpër natë si murlani në dimër.
Është fjala ime e fundit…
Amaneti im…
Nënës i ngriu loti në cep të syrit.
Ishte loti i fundit, se zemra i kishte ngrirë më parë.
Edhe shpirti i kishte ngrirë.
Edhe gjaku.
Veç dashuria jo!
Ajo nuk ngrin kurrë!
Para se të mbyllte sytë, vuri dorën në gjoksin e tharë nga vitet.
-Këtu të kam mbajtur, o bir.
Këtu të kam rritur.
Këtu të dhashë jetë.
Këtu mbështete edhe ti kokën tënde për herë të fundit…
U shua!
Si shuhen yjet në netët e acarta.
U shua trupi, po jo shpirti.
Shpirti priste birin.
Vargu i të moshuarve doli me dhimbje nga azili.
Në duar mbanin kartmonedha të vjetra, të rrudhosura si pëllëmbët e tyre.
-Është pensioni ynë…- i thanë drejtorit të morgut. -Mbajeni nënën edhe pak… derisa të vijë i biri.
Është amanet… amaneti i një nëne!
Në atë çast, në dhomën e akullt të morgut, një fllad i ngrohtë kaloi lehtë mbi fytyrën e nënës.
Loti i ngrirë në cep të syrit iu tret, sikur të ishte shkrirë nga një dorë e padukshme.
Ishte shenja e saj.
Shenja që priste birin.
Shpirtrat e nënave flasin me lot.
E loti i tyre është gjithmonë i shenjtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence