Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritRabije Bytyqi-Poezia as që mund të imagjinohet!

Rabije Bytyqi-Poezia as që mund të imagjinohet!

Poezia as që mund të imagjinohet!

Poezia gjithmonë i referohet forcës jetësore, përballjes me jetën, më shumë të panjohura, i referohet magjisë shumë thellë brenda nesh, i referohet shpirtit tonë, i referohet Zotit të gjithësisë.

Poezia shkruhet, poezia është thellësia e botës tonë, në raste të caktuara poezia as që mund të imagjinohet!

Poezia të gjallëron, është takimi më i fuqishëm që na ofron, që na bashkon të gjithëve. Ne jemi poezi, nganjëherë jemi edhe iluzion i kësaj dhe i botës tjetër!

Brenda poezisë përherë jeton vetëdija për fuqinë, gëzimin, dashurinë, magjinë, njësimin me jetën që jemi ne!

Poezia është ngazëllim, është dashuri e thellë përtej parajsës, përtej tokës!

Poezia të shëron, të mban, të mbron, të ngushëllon, të plotëson, të gëzon, të hidhëron!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT