1.
Historia e Urës është legjendë e shenjtë
Murosje shekujsh me çmim të shtrenjtë
Që t’lidhën dy brigjet e Urës së Fshejtë …
Gruaja kurban-Kunatë e Vogël ofshanë
U pagëzua dhe fshati “i fshajtë” a”i fshejtë”
Ofshamët e gruas së murosur,baladë në gur
Ç’lamtumirë e dhimbshme dhe e padëgjuar…!
Në Fshajt të Hasit n’brigje t’Drinit t’Bardhë
Ura e Fshajt si Kështjellë e Rozafës,përballë
Ura emrin e mori nga ofshamët Kunatës
Që të triumfohet mbi rrënuesit e Natës
Ç’mit i paparë i therrorizimit të gruas
Mbi shtat n’Urë të Fshejtë a Urë të Fshâjt…
Ndër shekuj,mote e stinë syrgjynosur
Gjëmët e Kunatës së Vogël t’murosur
Legjendë pagane në trojet e Ilirikut
Baladë e Urës u zhvendos në Drenicë
E në themelet e saj ngrit shtat Kosova
.
Sa herë fllad i lehtë ere,prek ball mbi brigjet
Mbahen ndër mote në kambë t’forta shtigjet
Siç e mbanë Rozafa Kështjellën e Shkodrës…
Kunata me sytë t’përlotur,me sytë nga qielli
Dëgjonte vajin e djalit,derisa dritëronte dielli
Dora e gjiri i bardhë i patharë rridhte në mur
Gjëmët e Kunatës së Vogël t’murosur në gur…
Çdo mëngjes,mbi Urë, me të aguar rreze Dielli
Kunata mbajti fjalën e besën që Ura të qëndroi
Burrëreshës së baladës,djali iu bë princ arbëror.
2.
Atdheu qëmoti ndarë në copëza Shqipërie
Ku tre ustallarë hasjan patën rënë n’shpatije
Që Urës së Shejtë t’i ngritnin shtat shejtënie
Puna e mbarë!Atyre,iu thoshte çdo shtegtar
Puna e mbarë iu thonin,puna s’shkonte mbarë…
Derisa një plak urtak i paftuar, udhëtar
Tre vëllëzërëve që puna i kishte dërmuar
Tri vjet punë në qemer,me tri palë duar
Tri vjet dikush natën ua kishte rrënuar
Tri vjet gurët nëpër valë duke fluturuar
Ua dha udhëzimin dhe ua lë testament
Liria kerkon kurban,dashuri dhe vullnet!
Tre ustallarëve,plaku urtak iu lë porosi
Porosinë ta mbajnë secili,veç për veti
Tri grave e askuj s’iu zbulohet amaneti
E pabesia si gjithmonë me marre mbeti…
Vëllau i madh e i dyti,nuk mbajtën fjalë e besë
Të pabesët:Ajo që bie bukë-kurban do t’mbesë
Besnikëria u bë në legjendë e Urës,metaforë
Që Kunata,Urën ta mbante n’këmbë me dorë
Djalin në djep amanet ndër breza e ka lënë
Rujmani! La porosi,diçka e ligë të mos e gjen…!
Nga Epokë të serta Urë e Shenjtë hyri në baladë
Kunatës e vogël shtangu të dy brigjet
Kunata e vogël e legjendës u bë simbolikë flijimi
Kunata e vogël e legjendës-testament me alegori
Drenica e Kosova kanë të ngjarë, në këtë histori.
Ndër shekuj baladë,kudo flitet shqip jetoi e jehoi:
Më murosni,më vrisni,në Dri të Bardhë më hidhni
Më murosni ! Jeton trashëgim amaneti për flijim
Varrin në Urë ,përjetë,për nder e fytyrë t’Vendit tim!
Poeti pyeti latuesit-mjeshtrit hasjan,n’gur të latuar:
Urë oj Urë,deri kur Kunatën do ta mbash në mur…?
