Një kohë lëmsh i zjarrtë në kaltërsi,
Një peizazh i brishtë, botë lëmshi.
Rrotullohet pa ndalë në hapësirë,
Si një fije peri mes kaosit shtrirë.
Në fijet e tij u thurë glob jetërësh,
Si gërsheta kohe, si ëndrra detesh.
Toka lëmshore, me shpresë e brenga,
Mban mbi supe lot e këngë përbrenda
Lëmsh mendimesh, lëmsh në ide e letër,
Një botë e pleksur, një enigmë e vjetër.
Janë ngatërruar fijet, s’gjejmë më fillin,
Nëpër labirintin e shpirtit poetik trillin.
Një lëmsh në fyt i vije kur hesht dhimbja,
Një lëmsh në ëndërra sikur digjet zemra.
Por peri i shpresës gjithmonë çmbështillet,
Dhe lëmshin e territ tëfillon drita e diellit.
