1.
Kur kalëroj frymëzimin nëpër vend
Pararëndësit më vërdallën në mend
Atdheut i përdridhet mjegull,si lumë
Ka humb udhë n’dremitje,i pagjumë.
Ndër fshatra,një zë kahdo që ngarend,
Dhe këtu ka diell,mos ikni nga ky vend!
Mbetën plqtë komandant,pa asnjë ushtarë
Në rradhë,për t’veshur pëlhurë të bardhë!?
Do aktor koti,shtirën“shpëtimtarë” n’kostume,
Do politikanë që ngjiten si hyjni në podiume,
Fjalët u janë mjaltë,sytë u shkelqejnë grykësi,
(Pa)fytyrat,para kamerave- shtrihet mashtrimi.
Priftërinjtë u zhdukën,ikën krejt nga altari,
Hoxhallarët u kollarisën n’lakmi,këndejpari
“Besimi”zbriti n’ekrane, n’rrjete, ndonjë“like”
Flasin për moralin,mbetem pa asnjë mike…!
Në këtë vend ku kujtesa shpejt fshihet,
Turmat vrapojnë pas zhurmës që ndihet,
Një premtoi drejtësi, e qeverisje t’vërtetë
Një tjetër thotë atdheun do ta bëjë xhenet.
Një tjetër premton për Atdhe shpëtimin,
Një tjetërdo orvatët ta fshehë dështimin
Mes turmës,ka ndonjë që kundërshtojnë,
Do tjerë heshtin, stepën-thellë dyshojnë…
Disa s’duan idhuj,por duan fjalën e matur,
Ata që kanë virtyte ,mashtrin kanë nuhatur
Ndoshta, të pakët, por këtu ka kundërshtim…
S’janë pak zëra,që duan shpresë jo mashtrim
E ardhmja s’mund të shkruhet nëpër mjegull,
T’mos mbetemi peng,atdheu do shtet e rregull.
2.
Kur zhytem n’mendime,heshtja më dhemb
Ka dhembje dhe tokë që hesht nën këmbë,
Ky vend flet me zë ,nga lashtësisë ka emër,
E kush e solli në ngërç si një trup pa zemër…?
Vështroj një popull në radhë, në pritje,
Për një “shpëtim” që s’vjen kurrë,në ikje
Ku një lider flet shumë, pak punë-hiq mik
Edhe ndonjë dritë që sheh, pa lind agu e fik.
Kemi bërë idhuj ata që dhe fjalët baltojn,
Atyre, mashtrimet askush dot s’ju besojn,
Një popull i mbërthyer deri te vetëngujimi,
Ku kritika quhet tradhti, e heshtja trimëri.
U shembën urat mes miqësh, një nga një,
Zëri ynë u bë jehonë boshe n’diplomaci;
Ikën duar që dikur na mbanin e ndihmuan,
Tash mbetëm vetëm – as vetes s’i besuam…
Të rinjtë kapërcejnë kufijtë si lumenjtë n’vërshim,
Atdheu në valigje,ka dhimbje e shumë shqetësim
Këtu mbeten idhujt ,uria,e kurtha e leqe në prita
Një vend që po boshatiset nga truri dhe nga drita.
Varfërimi nuk është që ndjehet veç në xhep,
Por në çdo fjalë, në mendje, kudo cep më cep,
Në politikë po vërdallën si dhelpra në kafaz,
Duke çjerrë maskat dhe retorikën për maraz.
Që të mos mbes kjo tokë veç kujtim n’pasaportë
Mes turmës shoh që kanë therrje në shumë aortë
Mes turmës ende shoh disa që s’pranojnë mjegull,
Ata refuzojnë të thurin lavde për hijet mbi podium,
S’janë pak,që ndezin ide:ky vend të zgjohet-guxim!
