Saturday, March 7, 2026
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj -ANDËRR E NGRIME

Ragip Ramaj -ANDËRR E NGRIME

Ftohtë i madh i ka ra mërgimit
bashkë me borën
mbulue e ka andrrën e tij
tue pritun n´Bahnhofin e harrimit.

Pëlcitë ka edhe guri i durimit.

Kur i m´lon kamtë i shplohen krahtë,

e kur i m´lon krahtë akull i bahen kamtë!

Shumë i shkurtë ky jorgan i kurbetit
për andrrën e tij të ngrime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT