pasi e veshi qiellin me yje
u nis nëpër natën që s´kishte hanë
te dera e oborrit e la qyqe vetëm
atë të shkretën nanë
se hana ia ndriçoi rrugën
sall deri te guri i atdheut
thonë terri i natës e mbështolli
kur u përkul e mori atë grusht prej dheut
mbi qiellin e atdheut Kuçedra po villte flakë
n´shtrat po dergjej Gjergj Elez Alia
gjak po i kullonin ato nande plagë
ec e ec e ec shkretirës së andrrës
deri në pakthim
nata me qiell e yje që e veshi
kurrë nuk pati hanë përveç harrim
thonë nuk pati as diell as hanë
as dita kur e varrosën të verbtën nanë
kanë kalue shumë shekuj, edhe mijëvjeçar`
sot e atë ditë meridianeve të këtij globi
bredh udhëve të fatit të tij ai i humburi kurbetçar
