Tuesday, February 24, 2026
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-KUR BABA I DËGJONTE LAJMET

Ragip Ramaj-KUR BABA I DËGJONTE LAJMET

Kur vinte koha e lajmeve
baba nuk e linte askë me fol

Sapo përmendte spikeri Amerikën
baba bërtiste “Shuni”

edhe pse askush nuk fliste

Kur jepeshin lajmet në Televizionin e Prishtinës
baba veç sa nuk hynte në televizor

Sa herë përmendej Kosova Serbia Amerika
ai bërtiste me zë të lartë “Shuni”

Gjatë gjithë kohës së lajmeve
shuni
shuni
shuni

Ne qeshnim fshehurazi

Dhe sapo kryheshin lajmet
baba na pyeste
“Çka thanë lajmet
çka paska thanë Amerika”?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT