Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-NË SHKODËR

Ragip Ramaj-NË SHKODËR

U nisa e vajta në Shkodër
të shoh
deri ku kanë shkue pun’t e Rozafës!

Ende po bien gur’t
murit të fatit tonë
teposhtë gjirit të uritur
të fëmijës që nuk e di a ka emigruar edhe ai përtej harrimit?!

Ku bren miza hekur!

U nisa e vajta në Shkodër
të shoh
a kanë ustallar’t gurë e llaç
për muret që s’po përfundojnë dot!
Pa dhé Prekazi e ujë Drinie
pa ustallarë, llaç e gurë Dardanie!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT