Në shkëmbin e pritjeve
Në qerpik të syrit bën kolovajsë,
Flladit mëngjeset ,
Me erashkën e kohës
Butësisht,
Shumë ëmbël,
Pa krijuar dallgë
Po ca të vogla valë,
Që vdesin e ringjallin shpirtin
Duke vozitur në lumin e kujtimeve.
Si sirena Lorelaj
Buzëqesh ulur në shkëmbin e pritjeve
Heshtja jote flet mijëra fjalë.
