Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Kur çelin lule në dimër..

Rajmonda Qose Shkopi-Kur çelin lule në dimër..

Kur çelin lule në dimër..

Prej gjoksit të dimrit çeli një mimozë,
Spazma lumturie më ngritën lart,
përtypa copëza diejsh
që hynë në diskun e shpirtit,
e ngrohën çdo qoshe.


Prej andej ,
më sollën çelësin e artë të buzëqeshjes ,
ku çipat e buzëve ankthshëm e prisnin.
Shpërndahet lumturia prej dy pasqyrave të kristalta,
Që magjishëm shndërrojnë gjembat dhe ferrat në lule të arta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT