Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Mozaiku i jetës

Rajmonda Qose Shkopi-Mozaiku i jetës

Mozaiku i jetës

Ndjeva jetën nën ritmin e krahëve të pulëbardhave,
horizonteve të kaltra,
Kur udhën, drejt të paqtit qiell,
tufash e sodisnin hareshëm

.
Shijen e buzeqëshjes pashë
në buzët e luleve të sapo çelura
pas dimrit t’acart.


Në foletë e dallëndysheve
u ngroha me aromën e përkujdesjes amënore.


Në përkundjet e dallgëzimit të barit, fitova durimin,
Ndërsa dashurinë e jetova, përmes syve të tu,
kur më puthën shpirtin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT