Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Mungesa jote

Rajmonda Qose Shkopi-Mungesa jote

Mungesa jote
Pa ty kam frikë t’i pres agimet,
kur dritaret qielli hap e lëshon dritë.
Mua më angshton e më vret ky zgjim
Liman i braktisur ndihem.


Më dhembin e lekurën ma krisin hapat mbi udhë
Kur boshllëku i mungesës tënde,
Mbështetet në shpatullën time,
Dhe rënkima prej shpirtit të vrarë, ofshan

.
Trembem njerëzit t’ishoh në sy,
t’i pershëndes ,
Se e ndjej që retë e zeza jane ulur aty
Në pritje për të shkarkuar trishtimin

.
Ata më pyesin: ” Ç’ka ndodhur me ty?”
Nuk më pëlqen tu shpjegohem,
Përveç meje, askush s’e ndjen dhimbjen,
Që trazon detin e shpirtit tim duke ngritur dallgë.
Vuaj e vetëm vuaj…


“Në fund të fundit,
Ç’është dashuria nëse”nuk vuan”?
-Më the dhe buzēqeshe,
Ndërsa unē tu luta të mos ma braktisje shtratin e zemrës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT