NXITOJMË NË SHI
Nxitojmë të gjithë kur bie shi,
Nxiton ti , nxitoj dhe unë,
Dhe mundohemi të gjejmë një çati,
A një strehë, të mos lagemi shumë.
Si ne nxitojnë dhe shumë të tjerë,
Ndonjëherë ngjan si një lojë,
Stafetën i lemë në dorë njëri-tjetrit ,
Kush nga ne më shumë do vrapojë.
Nxitojmë të mos na njomet trupi ,
Por kur laget shpirti , mbytet ,kërkon ndihmë,
Si vallë nuk gjen një dorë ta shpëtojë,
Apo veç streha e Kohës do jetë i vetmi shpëtim?!
