Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Sytë e tu

Rajmonda Qose Shkopi-Sytë e tu

Sytë e tu
Sytë e tu, qeliza e palcës sē qiellit paqësor,
Aty, ku dhimbja fle e heshtur,
Ndërsa jeta zgjohet si gonxhet e prillit

.
Në ata sy, ku jeta vrapon me etjen e një udhëtari në shkretëtirë pas mirazhit të njē oazi,
Me urinë e një mërgimtari për atdheun e tij e për shtëpinë.


Kur dhimbja merr velat dhe varka mbetet në gjirizin e tyre,
Paksa e frikësuar, e pambrojtur,
por e pamposhtur para veshtirēsive

.
Oh, ata sy ku rrjedh fjala që s’foli kurrë, vetem psherëtima e saj vetëtiu,
Si një copëz shkëndije prej një meteori shkëputur,
Arriti drejt e në zemrën time

.
Sytë që lëshojnë sinjale në hapësirë,
se kanë një piklëz vend në qiellin e pafund,
Aty rri pasqyrimi i jetës edhe kur bie shi,
Edhe kur diejt zbresin zjarrin nga Olimpi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT