Sot është ftohtë, ec me hap të shpejtë,
Çdo ditë shijoj gjolit, ecjen mëngjesore,
Varkat përmbys bëjnë gjumë të thellë,
Ndaj nuk zgjohen nga dallgët shamatore.
Mali i Thatë kishte parë një ëndërr,
Dhjetori i kish falur kostum të bardhë,
Bëhej dasmë, martohej veshur dhëndër,
Mbahej me të madh dhe kryelartë.
I pashë borë pak, oriz dasme mbi krye e supe,
Dhe unë sa dua dhjetorit borë të bjerë,
Sytë qiellit grijë, i drejtohem me lutje,
Të gëzohem, fëmijë të bëhem njëherë.
