Të shijosh momentin.
U zhduk gjithshka trupore,
Dhe veli i të qeshurës na vesh,
Kjo ditë kaq e bukur gazmore
Muzika dhe dajria mes nesh.
Një vajzë seç shkrep aparatin,
Gazmendur tok me ne qesh,
E bukur, këndshëm kap çastin,
Dhe dita plot ngjyra u vesh.
Po kafja, çfarë shije që mori,
Nektar lulesh vjeshte gjith mjaltë
Dhe gjoli vështrimin ç’na hodhi
Dhe qeshte me syrin e kaltër.
E qeshura, si gjuhë e Homerit
Me tinguj harpe të stërlashtë,
E djallin e ngriti nga ferri ,
E çoi në qiellin e gjashtë.
