Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritRajmonda Shyta Kolvani-Të solli dashuria.

Rajmonda Shyta Kolvani-Të solli dashuria.

Të solli dashuria.

Të solli, karoca e artë e Safos, tek unë,
Tërhequr me mjelma, pendë arta,
Në eterin e natës, yjet ndjenjën pa gjumë,
Kur trokisnin, për tek unë, takat e tua të larta.


Plagëmarrë, haresave të ditëve, lënguar,
Natën, tretesha tok me qirinjtë, ndezur nga zjari,
Sa futa kokën, në krahërorin tënd dhimbjeshëruar,
Sa s’ vdiqa, kur preka pragun, që të çonte tek varri…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT