Wednesday, April 1, 2026
BallinaVitrina e libritRakela Zoga-Gazela!

Rakela Zoga-Gazela!

Ajo i ka këmbët si të gazelës.
Kur ecën në rrugë, e vështrojnë me habi.
“M’i ka dhënë im atë”, më thotë e gëzuar,
pamjen, sytë dhe gjestet e tij.

E mbaj në shpirt nënën time,
të gjitha ç’kishte m’i fali në jetë.
M’u zbukurua zemra dhe mbeti hyjnore,
mbaj varur në trup atë ikje brenge.

Unë kurrë s’e njoha bukurinë time,
po asnjëherë atin tim s’e bëra me faj.
Prandaj kam ardhur në qytetin e heshtur,
ta puth si më puthte dhe ai në ballë.

Prej fotos, ai e vështron i habitur,
“Ki kujdes kur ecën në rrugë”, i thotë.
“Me mend në kokë, e shtrenjta e babës”,
ajo me duar mustaqet i ledhaton.

E marr përdore dhe puthim erën,
qyteti ynë i ftohtë, mermer.
Na kujton pamjen e bardhë të borës,
po s’është kurrë si atëherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT