Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shumë shpejt autobusët e trafikut urban në Prishtinë do të pajisen me Wi-Fi.
“Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko”, ka thënë Rama.
Ai ka shpërndarë edhe një fotografi në Facebook, në të cilën kumtohet kjo gjë.
