Friday, February 6, 2026
BallinaSportRashica: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Rashica: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Ndonëse ende nuk është vendosur e ardhmja e tij, megjithatë, Milot Rashica e ka bërë të qartë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, sezonin e fundit luajti tek Galata në formë huazimi nga Norwich City.

Rashica preferon të luajë për Galatasarayn, edhe pse ende nuk ka marrëveshjes me Galates dhe Norwich Cityt.

Rivali i përjetshëm i Galatasarayt, Fenerbahçe e kërkon Rashicën, megjithatë, kosovari sipas medies turke, “Ajans 1905”, e ka refuzuar ofertën e Fenerbahçes.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, ka thënë anësori kosovar. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT