Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeRasic flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti...

Rasic flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR’it

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shpërndarë disa informata në lidhje me prapaskenat e sulmit terrorist në veri të vendit.

Rashiq ka thënë se grupi kriminal në veri ka pritur ndihmë nga jashtë pasi të njëjtit kishin mjaft armë dhe nuk do të tërhiqeshin aq lehtë.

“Nga të gjitha burimet thuhet se grupi nuk ka pasur planë të tërhiqet. Ka qenë e pritur që KFOR-i të marrë një rol të paqeruajtësit. E dyta, pajisjet që kanë qenë në atë vend nuk kanë qenë të planifikuara që të përdoren vetëm për një përdorim “ad-hoc”, por grupi kanë planifikuar të qëndrojnë më gjatë aty [për të luftuar]”, ka thënë Rashiq në RTV Dukagjini.

Rashiq ka thënë se para tre muajsh kanë ekzistuar disa informata se ka një kamp trajnimi ushtarak afër kufirit në Rashkë.

Para tre muajsh, pas rrëzimit të barrikadave, ka ekzistuar një informatë, e morra edhe nga zëvendësi im Radimoraviq, se po krijohet një bindje, se ka indikacione se ka një kamp afër kufirit në Rashkë, ku disa njerëz po përgatiten ushtarakisht për diçka. Për veprimin që ka ndodh të dielën nuk e kam ditur a as nuk kam dëgjuar”, tha ai

Ai në “Debat Plus”, tha se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Rashiq tha se serbët lokalë nuk e përkrahin vrasjen e policit Afrim Bunjaku, përkundrazi ndihen keq për atë që ka ndodhur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT