Kisha ortodokse serbe ka dënuar vrasjen e policit kosovar dhe ka ngushëlluar familjen, derisa ka thënë se persona të armatosur kanë hyrë me forcë me autoblinda në Manastir duke hyrë me forcë, shkruan Gazeta Metro.
Në njoftim thuhet se brenda Manastirit ndodhet një grup pelegrinazh nga Novi Sadi dhe murgjit e Manastirit që janë mbyllur në bodrum shkaku i sigurise.
Gjithashtu në njoftim thuhet se dëgjohen të shtëna herë pas herë.
“Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Dioqeza shprehet shumë e shqetësuar pasi sipas informacioneve të fundit, një grup personash të armatosur, të maskuar kanë hyrë në manastir me automjet të blinduar dhe kanë depërtuar portën e mbyllur të manastirit. Aktualisht në manastir ka një grup besimtarësh nga Novi Sadi, me priftin, abatin Danilo dhe vëllezërit e manastirit. Për siguri, vëllezërit e manastirit dhe besimtarët u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i manastirit u mbyll gjithashtu. Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në njoftim.
