Fillimi i mirë i Xabi Alonso si trajner i Real Madrid ka vazhduar me një tjetër fitore në La Liga, kësaj radhe ndaj Espanyol, duke bërë që ecuria e mirë të ruhet 100 për qind.
Pas një pjese të parë pa shumë raste, ka qenë Eder Militao që me një goditje të fortë nga distanca, të cilën portieri Dmitrovic nuk ka arritur ta ndalë, e ka çuar skuadren madrilene me avantazh në pushim.
Espanyol ka kërcënuar me një goditje të lirë të Edu Exposito, por pa sukses.
Në fillim të pjesës së dytë, Kylian Mbappe ka dyfishuar epërsinë me një tjetër goditje nga jashtë zonës.
Espanyol ka tentuar të reagojë me disa zëvendësime, por rreziku më i madh ka ardhur sërish nga Real, kur Vinicius Junior e ka goditur shtyllën pas një topi të kthyer nga portieri.
Pjesa e mbetur e lojës është zhvilluar nën kontrollin e plotë të “Los Blancos”, që kanë arritur fitoren e dhjetë në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit në Bernabeu, si dhe duke i dhënë fund serisë pa humbje të Espanyol në këtë sezon.
Pas kësaj ndeshje Real mbetet në krye të tabelës me pesëmbëdhjetë pikë, ndërsa Espanyol gjendet në vendin e tretë me dhjetë pikë. /Rtk live/