Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportReal Madridi do të luajë me fanella të zeza në El Clasico,...

Real Madridi do të luajë me fanella të zeza në El Clasico, për nder të 120 vjetorit të klubit

Real Madridi ka njoftuar se skuadra do të veshë fanella me ngjyrë të zezë në El Clasico, që do të zhvillohet në Estadio Santiago Bernabeu të dielën nga orën 21:00.

Duke bashkuar pa probleme novacionin sportiv me estetikën e modës, koleksioni kryesohet nga një fanellë e zezë me detaje të bardha.

Kompleti i ri i Real Madridit, i cili është lansuar këtë sezon për 120-vjetorin e Real Madridit, është projektuar nga stilisti legjendar, Yohji Yamamoto.

Pasi ka bashkëpunuar për herë të parë për fanellën e tretë të Real Madridit për sezonin 2014/15, këtë herë partneriteti zgjerohet për një koleksion më të gjerë që kanalizon një bashkim simbolik të dinamizmit dhe shpejtësisë.

Nga ana e saj, Barcelona do të paraqitet në fanellën e tretë për këtë sezon, e cila ka ngjyrat e flamurit që përfaqëson rajonin e Katalonjës, transmeton Klankosova.tv.

Ky do të jetë një rast i veçantë për të dyja skuadrat, të cilat zakonisht janë duke veshur fanellat e tyre të para.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT