Sunday, December 28, 2025
BallinaSportReal Madridi fiton me permbysje në minutat shtesë ndaj Almerisë

Real Madridi fiton me permbysje në minutat shtesë ndaj Almerisë

eal Madridi ka shënuar fitore dramatike ndaj Almerisë me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Largie Ramazani, në minutën e 1’. Ndërsa Edgar Gonzales dyfishoi epërsiën me një gol të bukur në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte këngë tjetër për Realin. Los Blancos fillimisht e ngushtuan epërsinë me anë të Jude Bellingham, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57’.

Ndërkohë, rezultatin e barazoi Vinicius Junior, i cili shënoi gol fantastik në minutën e 67’.

Kurse për golin e fitores u përkujdes Dani Carvajal në minutën e 99’, pas një asistimi nga Jude Bellingham.

Real Madridi pas fitores kalon në vendin e parë me 51 pikë të grumbulluara

teksa Almeria pozicionohet në pozitën e fundit me gjashtë sosh. /Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT