Monday, February 23, 2026
BallinaSportReal Madridi zyrtarizon kapitenët për sezonin e ardhshëm

Real Madridi zyrtarizon kapitenët për sezonin e ardhshëm

Nacho Fernandez do të jetë kapiten i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi spanjoll shiritin e kapitenit e mori pas largimit të Karim Benzemas, i cili nënshkroi me Al-Ittihad, shkruan Gazeta Express.

33-vjeçari së fundmi edhe rinovoi kontratën me “Los Blancos” edhe për një sezon.

Luka Modric do të jetë zëvendës-kapiten ose kapiteni i dytë. Pas kroatit është Dani Carvajal, kurse Toni Kroos është kapiteni i katërt.

Real Madridi bëri një postim sot me fotografitë e të katër futbollistëve, duke shkruar: “KAPITENËT TANË”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT