Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportReal Madridit i duhet veç edhe një pikë për t’u bërë kampion...

Real Madridit i duhet veç edhe një pikë për t’u bërë kampion në La Liga

Barcelona e pësoi mbrëmë humbjen e radhës për ta afruar Real Madridin edhe më shumë me titull të kampionit në Spanjë.

Gjiganti katalunas mbeti 15 pikë prapa “Los Blancos”, 5 xhiro pa përfunduar sezoni, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, skuadrës së Carlo Ancelottit i nevojitet vetëm edhe një pikë për t’u shpallur kampion i Spanjës.

Aktualisht, “Mbretërit” i kanë 78 pikë, kurse “Blaugrana” dhe Atletico nga 63.

Reali do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme më 30 prill në shtëpi ndaj Espanyolit.

Në këtë ndeshje, “Los Blancos” do të mjaftohen me vetëm një pikë për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Spanjë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT